Telekomi i Kosovës do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme pas zbrazjes së llogarive nga kompania Dardafon.

Konferenca pritet të mbahet në orën 11:30 në ndërtesën kryesore.

“Pas gjendjes së krijuar për shkak të zbrazjes së llogarive nga Dardadon, Telekomi i Kosovës mban konferncë të jashtëzakonshme për media në ora 11:30 në ndërtesën kryesore”, thuhet në komunikatë.

Telekomi ka njoftuar dje përmes një komunikate për media se kompania Dardafon ka filluar që të zbrasë llogarinë e kësaj ndërmarrje publike. Me zbrazjen e llogarisë, Dardafon fillimisht ka lënë pa paga 2.300 punëtorë të Telekomit dhe më shumë se 1000 të Postës së Kosovës./21Media