Temperaturat e larta, MSh jep informata të rëndësishme për qytetarët

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje personave të moshuar dhe atyre me sëmundje kronike se nuk duhet të ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10:00-17:00.

Për shkak se vendi po përballet me temperatura të larta, MSh informon se duke u ekspozuar në diell “mund të pësojmë goditje nga vapa që shkakton dehidrim të organizmit i cili manifestohet me ngërçe, vjellje, çrregullime diarreike, skuqje dhe djegie të lëkurës duke komplikuar sistemin kardiovaskular deri në insufiçiencë renale (dëmtim i veshkëve)”.

Prandaj ministria bën thirrje për kujdes dhe tregon masat që ndihmojnë për t’i përballuar temperaturat e larta.

NDIQNI PJESËT MË INTERESANTE TË PROGRAMIT TË RTV21, DUKE BËRË LIKE KËTË FAQE – 21 MEDIA

Back to top button