Organizata Botërore e Meteorologjisë paralajmëroi sot se temperaturat globale mund të tejkalojnë pragun kryesor prej 1.5 gradë Celsius për herë të parë në pesë vjetët e ardhshëm.

Agjencia meteorologjike e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) deklaron se meteorologët parashikojnë që ekziston një shans 20 për qind që temperatura globale të jetë 1.5 gradë Celsius më e lartë se mesatarja para-industriale për të paktën një vit, në periudhën midis 2020 dhe 2024. /kp