Tensione në Vushtrri, sulmohet gjyqtari i katërt
7 Nëntor 2019
Gjilani është duke e fituar
Gjilani është duke e fituar
Është duke u zhvilluar ndeshja në mes të Vushtrrisë dhe Gjilanit, në kuadër të javës së 14-të në Superligën e Kosovës.
Mirëpo gjatë pjesës së dytë, në këtë ndeshje ka ndodhur një incident i papritur. Gjyqtari i katërt, Burim Jahmurataj është goditur me shkrepëse nga tifozët vendas, andaj gjyqtari kryesor vendosi që pjesa ku janë tifozët vendas të zbrazet dhe ndeshja të vazhdojë pa tifozë.
Gjilani është duke e fituar këtë ndeshje me rezulatat 2:0.