Tensionet e fundit Kosovë -Serbi, temë e mundshme në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë mund të diskutohen në seancën dimërore të Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës e cila do të mbahet nga e hëna deri më 27 janar, bëhet e ditur në faqen e APKiE-së.
“Ka pasur edhe kërkesë për një debat për aktualitetin me temën ‘Tensionet e fundit ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit’”, thuhet në njoftimin që flet për agjendën e sesionit dimëror.
Ndërsa,debati urgjent mbi aspektet ligjore dhe të të drejtave të njeriut të agresionit të Federatës Ruse kundër Ukrainës, është tema kryesire, me pjesëmarrjen e Oleksandra Matviichuk, Kryetare e Qendrës për Liritë Civile, laureate e Çmimit Nobel për Paqen 2022./21Media

Back to top button