Tensionet Kosovë-Serbi në Samit? Rama: S’është vendi për zgjidhje konfliktesh bilaterale

Në konferencën e përbashkët për mediat Presidentja e Këshillit të Europës Von Der Leyen dhe kryeministri Edi Rama deklaruan se në Samitin e Procesit të Berlinit që do te mbahet nesër, nuk do të ketë një qëndrim për çështjen e Kosovës dhe Serbisë, ndërsa Von der Leyen shtoi se këto dy shtete duhet të ulen në tryezën e dialogut ndërmjetësuar nga BE.

Rama shtoi se tipikisht ky proces nuk është vendi për zgjidhjen e çështjeve bilaterale.

“Marrëveshja e Ohrit është ato që u arritën në shkurt dhe mars, baza për pajtimin përmes dialogut të BE.

Është me rëndësi që Kosova dhe Serbia të kthehet në tryezë për normalizimin e marrëdhënies.

Kjo është rruga e duhur për të ardhmen sepse Kosova dhe Serbia do jenë pjesë e BE”, tha Ursula Von der Leyen.

“Procesi i Berlinit lidhet me nxitjen e vazhdueshme të të gjitha vendeve të rajonit drejt 4 lirive të BE, lëvizjes ë njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve. Tipikisht ky proces nuk janë vendi për zgjidhjen e çështjeve bilaterale. Por në programin e Samitit, dreka e punë se liderave, do t’i kushtohet edhe marrëdhënieve fqinjësore në rajon. Hapësira për diskutim mes të pranishmëve, është e programuar, por nuk është një Samit i cili merr përsipër të gjejë zgjidhje për probleme që janë probleme që trajnohen dhe zgjidhen nën ombrellën e BE”, tha Rama.

Back to top button