Tentim grabitje në një argjendari, plagosen dy persona
Dy persona kanë mbetur të plagosur sonte rreth orës 17:20 minuta gjatë një tentimi për grabitjeje në një argjendari në Prizren.
Për portalin rtv1.tv lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj. Sipas tij, dyshohet se tentimin e kanë bërë tre persona të armatosur.
“Në rrugën ‘Adem Jashari’ ka ndodhur një tentim-grabitje në një argjentari. Të dyshuar janë rreth 3 persona te armatosur, të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Osmanollaj.
Personat e lenduar dy persona janë jashtë rrezikut pë jetë./21Media