Tentim grabitje në Prishtinë, arrestohet njëri nga të dyshuarit

Është arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se është përfshirë në një rast të grabitjes në një barnatore në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahemti.

“Sot rreth orë 10:30, nga zyrtarët policor të stacionit Jugu në Prishtinë, është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të grabitjes së mbetur ne tentativë. Personi i dyshuar është arrestuar në flagrancë, në një barnatore në lagjen Ulpiana në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.

Sipas policisë ndaj të dyshuarit kanë filluar procedurat nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, i njëjti dyshohet të jetë i përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë./21Media

Back to top button