Tentim vrasje në Kamenicë, i dyshuari në arrati

Një tentim vrasje ka ndodhur të mërkurën në Kamenicë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër, me ç’rast viktima ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit.
Dorasi gjendet në arrati, kurse hetimet po vazhdojnë.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit, ndërsa i dyshuari është në arrati. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.