Policia e Kosovës njofton se mbrëmë rreth orës 20:00 në rrugën Hys Popova në Podujevë një person ka gjuajtur me armë në drejtim të një veture ku ishin një një cift bashkshortor dhe vajza e tyre.

“Si pasojë janë dëmtuar dy xhama të veturës ndërsa të lënduar nuk ka. Viktima ka qenë i shqetësuar dhe ka pranuar tretman mjekësor. Njësit përkatëse kanë dalë në vend-ngjarje ku kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 7.62 mm. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.”, thuhet në raportin e policisë./21Media