Një person është arrestuar në pikën Kufitare në Muçibabë, pasi që tentoi t’i fuste ilegalisht 930 teste për COVID-19 nga Serbia.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka konfirmuar se në mbrëmjen e së mërkurës është arrestuar një shqiptar me shtetësi serbe pasi që në veturën e tij janë gjetur 930 teste COVID-19 dhe 21 copë ftohëse.

Me vendim të prokurorit të arrestuarit i është konfiskuar vetura, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media