Botin do ta shiste pikturën në një ankand në Londër

Botin do ta shiste pikturën në një ankand në Londër

Një miliarder spanjoll dhe koleksionist i veprave të artit u dënua me 18 muaj burg dhe u gjobit me 58 milionë dollarë pasi tentoi të kalonte kontrabandë një pikturë të Picasos për ta shitur atë jashtë shtetit.

Piktura “Koka e një Gruaje të Re” është shpallur thesar kombëtar dhe sipas ligjit kushdo që kërkon ta nxjerrë atë jashtë vendit duhet të bëjë një kërkesë.

Prokuroria e Spanjës deklaroi se Jaime Botin do ta shiste pikturën në një ankand në Londër.

Botin e kishte blerë pikturën në vitin 1977 në Londër. Atij iu kishte refuzuar fillimisht kërkesa për ta nxjerrë veprën jashtë vendit.