Tentoi të kryej vjedhje në shtëpinë e mërgimtarit, arrestohet i dyshuari

 
Është arrestuar dje një person i dyshuar, i cili tentoi që të kryej vjedhje në shtëpinë e mërgimtarit i cili nuk gjendet në Kosovë.
Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë në flagrancë të dyshuarin, i cili ishte fshehur në tavanin e shtëpisë, ku  tentonte ta kryente vjedhjen.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Bajram Curri” në Suharekë.
“Me datë 18 nëntor 2021, rreth orës 21:12, policia kishte pranuar informacion se në rrugën “Bajram Curri” në Suharekë, një i dyshimtë i cili kishte tentuar të kryej vjedhje në shtëpinë e mërgimtarit i cili nuk gjendet në Kosovë. Sapo policia e pranoj këtë informacion, kishte reaguar menjëherë dhe zyrtarë profesional të policisë, duke e kontrolluar dhe monitoruar situatën, kishin arritur ta arrestonin në flagrancë të dyshuarin i cili ishte fshehur në tavanin e shtëpisë të cilin tentonte ta kryente vjedhjen. I dyshimti J.B i lindur në vitin 1994, është intervistuar dhe ndaj tij është ngritur kallëzim për veprën penale vjedhje e rëndë në tentativë”, bëhet e ditur në komunikatën e Policisë.
Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili lëshoj aktvendim për ndalim në afat prej 48 orë.
Rasti është nën hetime./21Media

Back to top button