Gjykata e Korçës ka vendosur shtrim të detyruar në Spital psikiatrik për 20-vjeçarin që tentoi të rrëmbejë një fëmijë katër vjeçar nga krahët e së emës!

Ngjarja e rëndë u shënuar më 22 maj në lagjen 17 të qytetit juglindor.

Seancë për rivlerësimin e masës së sigurisë u mbajt këtë të hënë, ku togat e zeza pranuan kërkesën e prokurorit për Paolo Vellkun.

I riu ndërkohë është emër i njohur për policinë lokale, pasi më herët ka qenë i dënuar për dhunë në familje dhe njihet si person me probleme të shëndetit mendor.

Para gjykatës, ai pretendoi se nuk mbante mend asnjë nga tentiva për të rrëmbyer fëmijën.

Veprimi i 20-vjeçarit dhe deklarimet kanë shtuar dyshimet se ai mund të ketë qenë nën efektin e lëndëve narkotike, ndaj gjykata ka vendosur që t’i nënshtrohet testit.

Tentative për rrëmbimin e fëmijës u shmang nga një i ri që e ndoqi autorin pas me vrap.

Kohë pas kohe në vendin tonë janë shënuar disa krime të rënda nga persona me probleme të shëndetit mendor, ndërsa trajtimi i tyre gjithmonë ka ngjallur debate./oranews