Në policinë rajonale në Gjilan dje është raportuar një rast mashtrimi. Pronari i një barnatore ka thënë se një burrë i ka kërkuar një shumë të hollash duke tentuar ta mashtrojë atë.

Menjëherë pas kësaj, i dyshuari është kapur nga policia, me ç’rast gjatë intervistimit ai ka pranuar të ketë pasur një qëllim të tillë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka tentuar që të mashtroj ankuesin mashkull kosovar -pronar i barnatores, duke i kërkuar një shumë të hollash. Gjatë intervistimit i dyshuari ka pranuar se ka pasur për qëllim të mashtroj viktimën”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media