Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Columbus, ku policia ka qëlluar për vdekje adoleshenten me ngjyrë, e identifikuar si Ma’Khia Bryant, pasi e njëjta tentoi t’i ther me thikë dy vajza.

“Ma’Khia ka qenë nën përkujdesjen e shërbimit për fëmijë në Franklin County Services, ky është një incident i rëndë dhe ne po vazhdojmë t’i qëndrojmë afër familjes në këtë kohë të vështirë për ta”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga FCCS.

Pasi policia kishte parë se ajo po tentonte të bënte diçka të tillë, menjëherë kishte tentuar ta ndalojë, ku pas kësaj e ka qëlluar për vdekje.

Po ashtu nga raporti policor, u tha se nuk ka ndonjë informacion nëse dy vajzat e tjera kanë pësuar ndonjë lëndim.

“Ne e dijmë se oficeri policor u vu në aksion për t’i shpëtuar dy vajza të tjera të komunitetit tonë, por në anën tjetër kemi një familje e cila po e vajton një vajzë të re, vetëm 15 vjeç e cila nuk do të kthehet asnjëherë në shtëpi”, tha majori Andrew Ginther.

Kjo ngjarje ndodhi menjëherë pasi Gjykata mori vendim ta dënojë me maksimum 40 vjet ish-policin Derek Chauvin, i cili po akuzohej për vrasjen e George Floyd që nga maji i vitit të kaluar./21Media