Një qytetare nga Prishtina  kishte shkuar për të tërhequr para një bankomati në rrugën “B” mirëpo parat e tërhequr e që ishin në vlerë prej 200 euro, doli të jenë fals.

Prishtinasja me të marrë parat i ka raportuar në stacionin policor me datën 13 dhjetor.

Njësiti policor ka konfiskuar monedhën për ekzaminim, dhe rasti mbetet nën hetime./21Media