Pas 2 sezoneve në Katar dhe 67 ndeshjeve të luajtura me fanellën e Al Sadd, Gabi ish-kapiteni i Atletico Madrid ka vendosur të varë këpucët në gozhdë, duke u tërhequr në moshën 37-vjeçare nga futbolli i luajtur.

Gabi ose i njohur ndryshe me emrin Gabriel Fernández Arenas zhvilloi me fanellën e Atletico Madridit 374 ndeshje në karrierë duke fituar kampionatin spanjoll në vitin 2014, dy herë Ligën e Europës, një Kupë Mbreti si dhe një Superkupë të Europës.

Ai shkoi dy herë në finalen e Champions League, por në të dyja rastet u mposht nga rivalët e Real Madridit. Gabi nuk luajti asnjëherë për Spanjën, ndërsa është futbollisti i tetë në historinë e Atletico Madridit për sa i përket numrit të ndeshjeve të luajtura me 352 takime në total dhe 9 gola të realizuar.