Tërmet i fuqishëm godet Japoninë

Një tërmet me magnitudë 6.4 goditi Japoninë jugore të mërkurën, pa raportime të menjëhershme për humbje jetësh apo dëme në infrastrukturë, tha agjencia meteorologjike e vendit.

Epiqendra e tërmetit ishte në brigjet e prefekturës Ehime me një thellësi prej 50 kilometrash (31 milje), njoftoi agjencia e lajmeve Kyodo, duke cituar Agjencinë Meteorologjike të Japonisë.

Nuk është lëshuar asnjë paralajmërim për cunami.

“Qeveria aktualisht po mbledh të dhëna për dëmet pas tërmetit, tha në një konferencë shtypi kryesekretari i kabinetit Yoshimasa Hayashi

Asnjë anomali nuk është zbuluar në termocentralin bërthamor Ikata në Ehime, me njësinë e tij nr. 3 që vazhdon të funksionojë pavarësisht lëkundjeve.

Kryeministri Fumio Kishida udhëzoi autoritetet të bëjnë “përpjekje të gjithanshme” dhe të koordinojnë ngushtë me qeveritë vendore në operacionet e ndihmës ndaj fatkeqësive.

Back to top button