Një tërmet i fuqishëm në Detin Egje ka tronditur Turqinë dhe Greqinë.

Lëkundja me magnitudë 7.0, u regjistrua rreth 17 km larg brigjeve të provincës perëndimore të Izmirit, shkruan BBC.

Ende nuk ka ndonjë raport për viktima, por imazhet nga qyteti turk i Izmirit treguan ndërtesa që ishin shembur, transmeton rtv21.tv.

Në një tërmet që goditi Izmirin në vitin 1999, mori jetën e rreth 17,000 njerëzve.

Raportet thanë se tërmeti i së premtes u ndie edhe në ishullin grek të Kretës./21Media