Një tërmet me fuqi 5.5 ballë sipas Rihterit ka goditur sot pjesën lindore të Japonisë, duke shkaktuar një ndalesë të shkurtër të trafikut hekurudhor, njofton Agjencia Meteorologjike e Japonisë dhe një operator hekurudhor.

Tërmeti ndodhi në ora 22.07 sipas kohës lokale, në thellësi 50 kilometra në veri-perëndim të prefekturës Chiba dhe nuk u dha paralajmërim për cunami.