Në ora 04:55 minuta Maqedonia e Veriut u godit nga një tërmet me intensitet 5.0 ballë, sipas shkallës së Rihterit. Epiqendra e tërmetit ishte në fshatin Leunovo të Mavrovës, 17 kilometra në jug-perëndim të Gostivarit.

Lëkundjet e tërmetit u ndjenë edhe në disa qytete të Kosovës si në Kaçanik, Ferizaj, Gjilan dhe Prishtinë. Dridhjet raportohet të jenë ndjerë edhe në rajonin e Tetovës, Gostivarit, Shkupit.

Deri më tani, sipas raportimit të mediave atje nuk ka dëme në njerëz dhe dëme materiale.