Një tërmet me magnitutë 4.2 ballë të shkallës rihter është regjistruar në Los Angeles të SHBA-ve.

Sipas raportimeve, lëkundjet janë ndjerë rreth orës 4:29 të mëngjesit, sipas orës lokale dhe epiqendra e saj ishte në Luginën veriore San Fernando.

Sipas Institutit Gjeologjik të SHBA-ve, thellësia e tërmetit ishte 8.9 kilometra, ndërsa fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.