Tërmet në SHBA, lëkundjet ndihen edhe në New York

Një tërmet goditi bregun lindor të Shteteve të Bashkuara të premten, duke shkaktuar lëkundje të ndërtesave në qytetin e New York.
Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara ka thënë se epiqendra e tërmetit 4.8-shkallësh ishte në verilindje të New Jerseyt.
Departamenti i Zjarrfikësve të Nju Jorkut tha se nuk kishte raporte fillestare për dëme.