Një tërmet u ndje sot në qytetin e Gjilanit. Tërmeti u ndje rreth orës 16:46 dhe mësohet se ishte i 2.5 shkallë të Rihterit.

Lajmin e bënë të ditur qytetarët në rrjete sociale.

Tërmeti u konfirmua edhe në faqen zyrtare Earthquake.

Sipas të dhënave, tërmeti ndodhi në Shkup, por u ndje edhe në Kosovë.