Një tërmet 5.4 ballë sipas Rihterit ka goditur sot Turqinë juglindore, në të cilin pesë njerëz u lënduan dhe disa shtëpi u dëmtuan.

Tërmeti ndodhi rreth orës 13:00 sipas kohës lokale në qytetin Ozalp, në provincën e Van, pranë kufirit turk me Iranin, në thellësi 6.9 kilometra, njoftuan autoritetet e Turqisë, sipas të cilave dridhet e tokës u ndjen edhe në provincat fqinje, transmeton HaberTurk News.

Guvernatori i provincës së Vanit, Mehmet Emin Bilmez, tha se tërmeti shkaktoi dëme “të moderuara” ose “të forta” në shtëpitë në rreth 15 vendbanime në Ozalpa, si dhe në shumë fshatrash aty pranë.

Pesë persona u shtruan në spital me lëndime të lehta që morën gjatë ikjes nga shtëpitë e dëmtuara, deklaroi guvernatori.

Asnjë qytetar nuk u bllokua nën rrënojat“, tha ai.

Turqia ndodhet në një zonë tërmeti, kështu që tërmetet janë të shpeshta, dhe më i forti ka ndodhur në vitin 1999, në veriperëndim të vendit, në të cilin vdiqën rreth 18 mijë njerëz.