Një tërmet me një magnitudë prej 7.8 ballë goditi brigjet e Alaskës në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës.

Sipas Institutit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti ishte me epiqendër 98 kilometra, në juglindje të Perryvillet, Alaskë. Tërmeti konsiderohet i cekët me rreth 10 kilometra thellësi, transmeton rtv21.tv.

Një paralajmërim për tsunami është lëshuar pas tërmetit, sipas Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës.

Tërmetet midis madhësive 7.6 deri në 7.8 kanë potencialin për të prodhuar tsunami shkatërruese./21Media