Kroacia është tronditur sot nga një tërmet i fuqishëm prej 6.2 ballës sipas Rihter.

Të paktën dy persona kanë vdekur deri më tash, ndërsa të dhënat për numrin e të plagosurve dhe dëmet materiale janë ende në pritje, sipas mediave kroate.

Epiqendra e tërmetit ishte afër Petrinjes dhe dëme materiale u shkaktuan edhe në qytetin Sisak.

20 persona të plagosur u sollën në spitalin e Sisakut, dy prej tyre me dëmtime serioze, njoftoi televizioni N1, duke cituar një burim në spital.

Fotot tregojnë makina të shkatërruara dhe mure të tëra të rrëzuara në rrugët e Sisakut.