Termokos fillon sot sezonin e ngrohjes

Nga sot ka filluar sezoni ngrohës për gjitha lagjet që janë të kyçura në ngrohtoren e qytetit “Termokos”. Këtë vit, po fillon sezoni i ngrohjes tri ditë para afatit zyrtar të zakonshëm.
Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama ka vizituar ngrohtoren për të parë përgatitjet e fundit para fillimit të furnizimit me ngrohje.
Kryeshefi ekzekutiv i Termokos-it, Fisnik Osmani ka njoftuar se nga java e ardhshme do të fillojë furnizimi me ngrohje për disa objekte të lagjes Mati 1.
Sipas tij, pritet të fillojë edhe furnizimi për 86 objekte banesore të vjetra në qendër, Ulpianë, Dardani dhe Bregu e Diellit./21Media

Back to top button