Ngrohtorja "Termokos" ka njoftuar se sot është përmbyllur sezoni i ngrohjes 2020/21

Ngrohtorja “Termokos” ka njoftuar se sot është përmbyllur sezoni i ngrohjes 2020/21

 

Përmes një komunikate për media “Termokos” e ka vlerësuar këtë sezon si më të suksesshmin.

Po ashtu sipas kësaj ndërmarrjeje, gjatë sezonit ngrohës 2020/2021 janë shënuar një varg suksesesh në shumë aspekte të funksionimit të ndërmarrjes.

“Pas plotësimit të kushteve klimatike për ndërprerjen e furnizimit me ngrohje, NP ‘’Termokos’’ Sh.A., ka përmbyllur sot sezonin ngrohës 2020/2021. NP “Termokos” po e përfundon njërin nga sezonat ngrohëse më të suksesshme deri më tani. Gjatë sezonit ngrohës 2020/2021 janë shënuar një varg suksesessh në shumë aspekte të funksionimit të ndërmarrjes. Prodhimi i energjisë ngrohëse ka qenë për 15.7% më i lartë, ndërsa liferimi i energjisë termike ka qenë 20.5% më i lartë se në sezonin e kaluar. Edhe faturimi për sezonin 2020/2021 ka qenë mbi 10 % më i lartë se në sezonin paraprak. Numri i konsumatorëve këtë sezon ngrohës është rritur për 688 konsumatorë të rinjë, me një sipërfaqe ngrohëse rreth 49 mijë m/2 më shumë se në sezonin e kaluar ngrohës. Përndryshe, ky është sezoni i pestë, në përfundim të të cilit, për shkak të motit të ftohtë dhe me kërkesë të konsumatorëve, furnizimi me ngrohje ka vazhduar edhe për 12 ditë shtesë”, thuhet në njoftimin e “Termokos”./21Media