Qendra Mbretërore për Studime Islame dhe Strategjike (The Royal Islamic Strategic Studies Centre) me seli në Jordani, edhe këtë vit Myftiun e Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, e

rizgjedh në mesin e  500  personaliteteve më me ndikim në botën islame.

“Në edicionin e vitit 2021, Tërnava radhitet në listën e liderëve me ndikimin administrativ më të madh, gjë kjo që dëshmon për angazhimin e tij institucional për të çuar përpara institucionet fetare islame në vend dhe për të krijuar raporte me institucionet tjera fetare e shtetërore në Republikën e Kosovës”, njofton BIK-u përmes një komunikate të dërguar për media.

Tërnava gjithashtu përmendet edhe si një nismëtar për krijimin e Këshillit Organizativ Ndërfetar të Kosovës.

“Kjo përzgjedhje është një motiv shtesë, jo vetëm për Myftiun Tërnava, personalisht, por për të gjithë vartësit dhe nëpunësit e BIRK-ut për të vazhduar me kontribut për të mirën e shoqërisë, sikur që është një dëshmi shtesë para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare për punën që bën Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës”, përfundon komunikata e BIK-ut./21Media