Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se sot  ka pritur në takim Kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnavën, i cili e ka informuar për nisjen e ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë.

“Vlera më e madhe e popullit tonë është respekti i ndërsjellë mes besimeve dhe harmonia ndërfetare. Ne duhet t’i promovojmë këto vlera dhe pasuri të Kosovës. Myftiu Tërnava më informoi për nisjen e ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë. Kosova 🇽🇰 është atdhe i të gjithëve. #harmoni #bashkëjetesë #tolerancë 🙏🏽”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij “Facebook”.

Dje një grup i vogël banorësh kanë protestuar kundër ndërtimit të Xhamisë Qendrore të Prishtinës. Ata thanë se më shumë kanë nevojë për shkolla se për xhami./21Media