Deputeti shqiptar në parlamentin e Belgjikës, Ahmet Gjanaj, përpara ndërtesës së Speciales ka vendosur librin e Nusret Pllanës në të cilën shkruhet më krimet që regjimi gjenocidal i Sllobodan Millosheviqit i ka kryer në Kosovë.

Gjanaj dje kishte paralajmëruar se do të dalin përpara dhomave të specializuara.

“Populli shqiptar është viktimë e luftës me rreth 13.000 civilë të vrarë ndër të cilët mbi 1.500 fëmijë. Përpara se të merrëshin me të akuzuarit e supozuar shqiptarë, do të duhej t’i kishin dënuar të gjithë kriminelët serbë që akoma sot pas 30 vjetëve as se janë shqetësuar fare nga drejtësia! Do të flasim me mediat e pranishëm ndërkombëtarë jo duke kërkuar mosgjykimin e krimeve eventuale që mund të kenë bërë të akuzuarit por për të kërkuar llogari për të vrarëve tanë dhe kundërshtimin e tentativës për të njollosur luftën e drejtë të popullit shqiptar e mishëruar nga UÇK-ja!”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kanë përfunduar paraqitjet e para përpara Gjykatësit të Procedurës Paraprake./21Media