Eksploziv për të çuar në ajër katedralen

Eksploziv për të çuar në ajër katedralen

Terroristët, të cilët në Spanjë vranë 14 persona dhe plagosën 130 të tjerë, në fillim kishin planifikuar që me tre furgonë të mbushur plot eksplozivë të sulmonin pjesë të ndryshme të Barcelonës, përfshirë edhe katedralen Sagrada Familia.

Plani i tyre doli të jetë i pasuksesshëm pasi që në vendin, në të cilin mbanin gazin propan-butan, një natë para sulmit në Barcelonë, erdhi te një shpërthim i papritur.

Grupi terrorist ishte i përbërë nga 12 persona, të cilët kishin planifikuar vrasjen e sa më shumë njerëzve në Barcelonë, transmetojnë mediat lokale.

Prokurorët thonë se grupi kishte planifikuar të çojnë në ajër katedralen duke përdorur eksploziv plastik TATP, i cili po ashtu është gjetur në vendin e sulmit, shkruan “Daily Mail”.

Ndryshe, katedralja Sagrada Familia është pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s dhe njëri nga vendet më të vizituar në Evropë. Ajo në vitin 2010 ishte vizituar edhe nga Papa Benedikt XVI.