Në Ditën botërore të AIDS-it, Ministr i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka rikujtuat se testet për ADIS janë në dispoziconi falas dhe anonime.

Zemaj ka thënë se sot është ditë për të rikujtuar se virusi HIV nuk është zhdukur ekziston ende.

Dita Botërore e AIDS-it është ditë për të rikujtuar se virusi HIV nuk është zhdukur – ekziston ende nevoja për të rritur ndërgjegjësimin nga rreziku i këtij virusi, për të luftuar paragjykimet dhe për të informuar të rinjtë rreth tij. Testimi është mënyra e vetme për të zbuluar virusin HIV dhe identifikimi i hershëm ofron siguri për trajtim të suksesshëm. Testet falas dhe anonime janë në dispozicion nga institucionet tona shëndetësore“, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur që gjatë këtij viti janë raportuar dy raste të infeksionit me HIV. Sipas të dhënave të IKSHPK-së që nga viti 1986 e deri më tani në Kosovë janë raportuar 132 raste me HIV, ndërsa si pasojë e kësaj kanë vdekur 51 persona. /21Media