Testi i Arritshmërisë, Fatmir Spahiu: Anulone testin dhe rezultatet e tij

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar sot rezultatet e Testit të Arritshmërisë për klasat e nënta, sipas të cilave arritshmëria mesatare është 50.75 përqind.
Lidhur me rezultatet e testit të arritshmërisë ka reaguar aktori Fatmir Spahiu.
“Nije more Ministrine e Arsimit tu i publiku rezultatet e testit te arritshmerise e tu i trajtu si solide. Kaaaaneeee vjedh o ju. Shuuumica. Heeeeej… mossssni more se keq eshte. Heret eshte per me u bo dallavergji… leni bile deri ne 18 vjet le te jetojne ndershem dhe pa hile. Jane te vogel per me e mesu dallaverin e mashtrimin. Dmth kish pas grupe deri ne 4000 veta ne viber. Antare te grupit; nxenesit, prinderit, arsimtaret, etj. Nuk po gjeneralizoj por 4000 vetem nje grup, shume eshte, e le ma organizimet individuale”, ka shkruar Spahiu në Facebook.
Aktori Spahiu ka kërkuar që të anulohet testi dhe rezultatet e tij.
“Anulone testin dhe rezultatet e tij, kthene me tema te diplomes qysh e kemi pas para 23 vjete. Hala e di temen e diplomes dhe flas per to. Mosnii more se per bese keq eshte. Me kajte me lot deri per vit te ri, me prit 12:00 gezueshem dhe prap nga 1 Janari me vazhdu vajin. Mosssni ju lutem”, ka shkruar tutje Spahiu.
Testit të Arritshmërisë këtë vit i janë nënshtruar rreth 24 mijë nxënës të klasëve të nënta./21Media
 

Back to top button