Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu dhe ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Arban Abrashi, sot kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi.

Memorandumi siç u bë e ditur nga MPB, ka për qëllim marrëveshjen në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Infrastrukturës për pjesëmarrjen e stafit të autorizuar nga MPB-ja në cilësinë e vëzhgimit në provimet për shofer si dhe përshkrimi i kushteve dhe mënyra e pjesëmarrjes së zyrtarëve të MPB-së.

“Në zbatim të nenit 124, të Ligjit Nr.05/L-064 për Patentë shoferi, pjesëmarrës në mbikëqyrjen e mbajtjes së provimeve do të jenë edhe zyrtarë të autorizuar të MPB –së. Gjithashtu, MI siguron se në  testimet për shofer do të përfshihen  zyrtarët e autorizuar nga MPB-ja.”, informoi ministria.

Më tej, në këtë memorandum bëhet e ditur se zyrtarët e autorizuar nga MPB-ja dhe MI-ja do të angazhohen me vendim të ministrit të MI -së.

“Me nënshkrimin e Memorandumit, MI dhe MPB pajtohen që të dhënat nga pjesëmarrja në testime të jenë konfidenciale, dhe si të tilla, do të përdoren vetëm për qëllime të këtij Memorandumi, dhe të njëjtat, nuk do të shpërndahen tek palët tjera të paautorizuara.”, informoi më tutje MPB përmes komunikatës./21Media