Testimi i vaksinës kundër Covid-19 që po zhvillohet nga Universiteti i Oksfordit, po fillon në Afrikë të Jugut dhe Brazil. Në Afrikë të Jugut, do të përfshihen 2 mijë njerëz në atë që konsiderohet gjerësisht një nga provat më të përparuara për një vaksinë për të trajtuar pandeminë. Dozat e para të vaksinës do të administrohen në Johannesburg këtë javë.

Afrika e Jugut u zgjodh jo vetëm për ekspertizën në këtë fushë, por për shkak se Covid-19 po përhapet shpejt. Kjo e bën shumë më të lehtë për shkencëtarët të gjejnë një komunitet në rrezik të menjëhershëm të infeksionit dhe pastaj të tregojnë nëse kjo vaksinë britanike është e efektshme.

Prova të ngjashme pritet të ndodhin edhe në Britani të Madhe, ku shkalla e infeksionit po ngadalësohet. Kështu me këtë lëvizje në Afrikën e Jugut dhe Brazil – 5 mijë njerëz do të përfshihen në provën e vaksinës./21Media