Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka bërë të ditur se tetë persona janë lënduar sot nga aksidenti në Zabel të Ulët të Drenasit. Hoxha për rtv21.tv ka deklaruar se të lënduarit janë transportuar për në emergjencë në Prishtinë.

“Ju informoj se rreth ores 14:45  ne rrugen Drenas – Komoran ne fshatin Zabel i ulet është shkaktuar nje aksident trafiku me lendime të renda ku te perfshira ne aksident ishin nje automjet-kombi me udhtarë dhe nje veturë,  ku si pasoj e aksidentit janë lenduar tetë (8) persona te cilet janë transportuar per ne  emergjencë ne Prishtinë.”, ka bërë të ditur Hoxha.

Ai ka shtuar se aksi rrugor ku ka ndodhur aksidenti ka qenë i mbyllur deri rreth orës 17:00.

“Njesitet relevante policore kane dale ne vendin e aksidentit dhe kane kryer procedurat e nevojshme lidhur me hetimin e shkaqeve te ketij aksidenti, prandaj deri ne kryerjen e ketyre procedurave ky aks rrugor ka qene i mbyllur per qarkullim dhe rreth ores 17:00, rruga eshte hapur per qarkullim ne kete relacion.”, ka shtuar Hoxha.

Policia e Kosovës ka inkurajuar qytetarët që gjatë qarkullimit me automjetet e tyre të jenë më vigjilentë dhe shpejtësinë e automjeteve ta pershtatin me kushtet e rrugës dhe shenjat e kufizimit të shpejtësisë në trafik t’i respektojnë me përpikëri.

Perndryshe, siç ka theksuar Hoxha, Policia e Kosoves vazhdon dhe do të vazhdojë ndërmarrjen e masave rigoroze ndaj të gjithe atyre që shkelin rregullat e trafikut rrugor dhe zero tolerancë do të aplikohet në këtë aspekt, me të vetmin qëllim sigurinë më të madhe në rrugë dhe shmangien e aksidenteve rrugore./21Media