Tetë raste të reja me koronavirus në Kosovë
13 Maj 2020
Tetë raste të reja me koronavirus sot janë konfirmuar në Kosovë ngaj 255 mostra të testuara, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.
”Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Rahovecit 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Rahovec), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Mitrovicë) dhe komuna e Vushtrrisë 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Vushtrri’‘, bëhet e ditur në njoftmin e Insitutit.
Sot nuk është regjistruar asnjë rast i shëruar.
Në Kosovë deri tani 927 persona janë të infektuar me koronavirus, 29 persona kanë vdekur, kurse 671 persona janë shëruar. /21Media