Janë arrestuar tetë persona nën dyshimin e kryerjes së veprës penale, “Keqpërdorim i pozitës zyrtare, marrje të ryshfetit dhe mbajtje të paautorizuar të armës”.

Sipas një komunikate të lëshuar nga policia, pas hetimeve disa mujore mbi dyshimin e bazuar se tetë nga personat e arrestuar kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, sipas një urdhëri, është realizuar kontrolli në tetë lokacione, te po të njejtit, persona zyrtarë të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në Ferizaj.

Gjatë kontrollit në këto lokacione, të dyshuarve u janë sekuestruar armë gjuetie, armë zjarri, karikatorë të revoles, telefona mobil si dhe materiale të tjera.

Të dyshuarëve, pas intervistimit u është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh./21Media