Tetë persona janë lënduar në  një aksident trafiku i cili ka ndodhur sot rreth orës 8:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë në fshatin Vranidoll.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 8 persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut.”, ka thënë Ahmeti./21Media