Gjatë 24-orëve 8 persona kanë vdekur si pasojë Covid-19 në Kosovë.  Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.002 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 181 raste pozitive.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, bënë të ditur se gjatë 24-orëve janë shëruar 407 persona.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 78 raste, Podujevë 21 raste, Mitrovicë 17 raste, Pejë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Gjilan 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Drenas 5 raste, Ferizaj 5 raste, Prizren 5 raste, Vushtrri 4 raste, Deçan 3 raste, Malishevë 3 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Obiliq 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Klinë, Lipjan dhe Shtime”, njofton IKSHPK-ja.

Numri total i rasteve pozitive është 50.801 raste nga 180.404 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.317 raste të vdekjes./21Media 

407 TË SHËRUAR DHE 181 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Monday, December 28, 2020