Tetë të vdekur dhe mbi 550 raste me Covid-19

 

Tetë persona që ishin të prekur me Covid-19 vdiqën gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa u konfirmuan edhe 554 raste të reja.

Dy viktima u regjistruan në Shkup dhe nga një viktimë në Prilep, Ohër, Kavadar, Resnjë, Vallandovë dhe Dojran.

Në 24 orët e fundit u shëruan edhe 210 persona.

Përndryshe, që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut, nga Covid-19 janë infektuar 101.762 persona. Prej tyre, 90.895 e kanë fituar betejën me virusin, ndërkaq kanë vdekur 3.119 të tjerë. Numri i rasteve aktive është 7.748./21Media

Back to top button