Tetë të vrarë nga të shtënat në autobus në Pakistan

Të paktën tetë persona, përfshirë dy ushtarë, u vranë të shtunën si rezultat i shtënave ndaj një autobusi pasagjerësh në veri të Pakistanit, tha një zyrtar.

“Një autobus pasagjerësh ishte në shënjestër,” u tha gazetarëve Arif Ahmed Khan, zëvendëskomisionari i distriktit Diamer për “sulmin frikacak” që plagosi 26 persona në një autostradë pranë zonës Chilas të Gilgit-Baltistanit verior të Pakistanit.

Ai shtoi se autobusi doli jashtë kontrollit pas sulmit dhe u përplas me një kamion, duke vrarë shoferin e tij, i cili gjithashtu u llogarit ndër të vrarët.

“Të plagosurit u dërguan në një spital lokal, me disa në gjendje kritike”, tha Khan, duke shtuar se asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin.

Në vitin 2021, të paktën 12 persona, duke përfshirë nëntë shtetas kinezë, u vranë kur autobusi i tyre u vu në shënjestër në rrethin Kohistan, në kufi me Chilas

Back to top button