Tetë punonjës së Zyrës Kombëtare të Auditimit kanë dalë pozitivë me virusin Covid-19, ndërsa 30 të tjerë kanë gjenden në vetëizolim.

Ky institucioni përmes një komunikate për media ka thënë se për shkak të natyrës së punës punëtorët kanë qenë të detyruar të kryejnë edhe punë në terren dhe kanë rapotuar në baza ditore kontaktet e mundshme me raste pozitive.

“Pavarësisht masave të ndërmarra dhe kujdesit të shtuar, tetë punonjës të Zyrës Kombëtare të Auditimit kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19, ndërsa 30 të tjerë gjenden në vet-izolim. Të gjitha këto raste janë duke u trajtuar në shtëpi me kujdesin dhe udhëzimet e mjekëve dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë”, thuhet në njoftimin e Zyrës Kombëtare të Auditimit./21Media