Tetova pezullon aktivitetet deri më 28 nëntor, shkak tragjedia në Bullgari

Komuna e Tetovës ka njoftuar se për shkak të tragjedisë në Bullgari ka ndërprerë të gjitha aktivitetet deri më 28 nëntor.
“Së pari ndajmë dhembjen dhe u shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjarëve që humbën më të dashurit e tyre në aksidentin e komunikacionit të ndodhur sot në mëngjes në Bullgari, kurse të lënduarëve ju dëshirojmë shërim të shpejtë. Komuna e Tetovës njofton opinionin e gjërë se për shkak të situatës së rëndë që po mbretëron në Maqedoninë e Veriut, pezullon të gjitha aktivitetet e saja deri ditën e diel”, thuhet në njoftim.
Poashtu njoftohen të gjithë qytetarët e Tetovës se edhe aksioni mbarë qytetar për pastrimin e qytetit, i paralajmëruar për më datë 27 nëntor do të pezullohet për shkaqe të njëjta. Për datën kur do mbahet ky aksion do njoftoheni paraprakisht, transmeton TV21.

Back to top button