Mbrëmë janë vërejtur grimca 801 mikrogramë në metër kub PM10

Mbrëmë janë vërejtur grimca 801 mikrogramë në metër kub PM10

Tetova sërish qyteti më i ndotur, koncentrimi i materieve të dëmshme në ajër është 16 herë më i lartë nga 50 mikrogramë të lejuara në metër kub, raporton TV21.

Mbrëmë në orën 21:00 janë vërejtur grimca 801 mikrogramë në metër kub PM10 përmes stacioneve matëse shtetërore për monitorim dhe matje të cilësisë së ajrit në aplikacionin “Ajri im”.

Gjithashtu mbrëmë dyfish ishin rritur edhe koncentrimet e PM 2.5 të grimcave të cilat në vend se të jenë 50 mikrogramë në metër kub kanë arritur në 123. Nga stacionet matëse në mëngjes tregojnë 138 mikrogramë në metër kub të PM10 me çka Tetova është edhe qyteti më i ndotur në shtet./TV21