Sot është ditë e shënuar për artisten e njohur, Teuta Kurtin. Këngëtarja sot ka ditëlindjen dhe mbushi 34 vjet, shkruan rtv21.tv

Me rastin e ditëlindjes, artistja ka marrë urime të shumta nga njerëzit e saj të dashur. Por, një urim  të veçantë ajo e ka marrë padyshim nga bashkëshorti i saj, Dardani.

Ai përmes një imazhi e ka uruar personin e zemrës së tij në datën e saj të shënuar. “Happy Birthday Luv”, ka shkruar ai sipër imazhit, të cilën fotografi Teuta e ka shpërndarë në instastory.

Teuta Kurti është këngëtare e njohur nga Mitrovica. Ka kaluar më shumë se një dekadë që nga koha kur ajo ka shfaqur talentin e saj në një skenë shqiptare. Këngëtarja, e cila e ka nisur rrugën nga “Ethet e së premtes”, ka bërë një rrugë të gjatë, të mbushur me suksese e këngë, që kanë plotësuar repertorin e saj gjatë këtyre viteve.

Në vitet e fundit, Teuta duket se është përkushtuar më shumë te familja, sepse që nga viti 2015 artistja nuk ka publikuar ndonjë këngë. Në dhjetor të vitit 2015, Teuta Kurti ka marrë pjesë në Festivali i 54-të në RTSH me këngën “Në Sytë E Mi”.

Teuta Kurti-Luta në vitin 2011 është martuar me Dardan Lutën dhe së bashku kanë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë./21Media