Sot për familjen e aktores së mirënjohur, Teuta Krasniqit është ditë e veçantë. Babai i aktores, publicisti dhe profesori i njohur universitar, Milazim Krasniqi sot feston ditëlindjen e 65-të, shkruan rtv21.tv

Me këtë rast, Teuta thuri fjalët më të mira për personin më të dashur të saj. Ajo përmes një imazhi të bukur, të cilin e publikoi në instastory e uroi për ditëlindje udhërrëfyesin dhe motivin e jetës së saj, duke i dëshiruar shëndet e mbarësi bashkë me familje.

Kujtojmë që, Milazim Krasniqi është babai i deputetit të PDK-së, Memli Krasniqit, aktores Teuta Krasniqit dhe Bubulina Krasniqit./21Media